-Parajsajone-ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HIMNI KOMBETAR

Shko poshtė 
AutoriMesazh
°o.O_cš§ćŃŲvć_O.o°
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 1579
Age : 30
Location : RIO DE JANERO
Registration date : 13/07/2008

MesazhTitulli: HIMNI KOMBETAR   Thu Apr 30 2009, 00:26

Himni Kombetar

Nė njė vėshtrim tė pėrgjithshėm, ēėshtja e himneve kombėtare tė vendeve tė ndryshme ėshtė njė problem i cili filloi tė popullarizohej fillimisht nė Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Nė fakt, himne ka patur edhe pėrpara kėsaj kohe, por rėndėsia dhe kuptimi i tyre nuk ka qėnė nė kėtė shkallė kaq tė rėndėsishme tė cilės i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do tė pėrfaqėsonte njė nga gjetjet gjeniale tė tė shprehurit tė shpirtit tė popujve. Muzikologjia daton si tė parin himn atė tė Holandės, himn i cili i pėrket vitit 1572 - “Wilhelmus van Nassouwe”. Ndėrkohė, himni me fjalėt mė te vjetra nė origjinė i pėrket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po nė kėtė arsyetim, himni mė i gjatė nė ekzekutim ėshtė “Marcha de la Patria”, i Argjentinės kompozuar nga Blas Parera nė vitin 1813; ndėrkaq himni kombėtar me mė shumė vargje ėshtė ai i Greqisė etj. Pra siē e shohim, historia e formimit tė himneve kombėtare ėshtė e ndryshme nė vende tė ndryshme. Me sa duket, nė pėrcaktimin ose jo tė njė krijimi muziko-letrar si himn kombėtar, rol kryesor kanė luajtur edhe kontekste tė caktuara, kryesisht historike nė historinė e njė vendi.

Por ka edhe shembuj tė tjerė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u pėrcaktua nė vitin 1949 me anė tė njė vendimi zyrtar tė Selisė. Nė bazė tė himnit tė Vatikanit qėndron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kėtė muzikė nė vitin 1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut tė XI), muzikė e cila gati 100 vjet mė vonė u vendos tė ishte himn zyrtar i Selisė sė Shenjtė. Dhe raste tė tilla ka shumė.

Historiku i krijimit tė himnit tonė kombėtar
Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”, ėshtė shkruar si mė poshtė: himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912, fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni, muzika e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku.

Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”. Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri, dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
Me njė dėshir` e njė qėllim,
Tė gjith` atij duk` ju betuar
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
Prej lufte veē ay largohet
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
Nė dorė armėt do t`i mbajmė
Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
Se Zoti vetė e tha me gojė
Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
Po Shqipėria do tė rrojė;
Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
Te ty betohemi kėtu,
Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrė quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bė theror;
Pėr jet` ay do tė kujtohet
Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HIMNI KOMBETAR
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)Arti &FEJA(*_*) :: ARTI & KULTURA-
Kėrce tek: