-Parajsajone-ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
avatar

Numri i postimeve : 670
Age : 35
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

MesazhTitulli: Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..   Sun Feb 15 2009, 22:43

Bizhuterite, veshjet intime jane ato cfare kane blere meshkujt nje dite para Shen- Valentinit, per te dashurat e tyre. Ndersa me femrat ka qene krejt e kunderta, pasi kane zgjedhur veshje dhe kryesisht bluza, per dhuratat qe do te shkembejne sot me te dashurin e zemres. Ky fakt pohohet nga menaxheret e dyqaneve ne kryeqytet, por edhe nga vete bleresit te cilet vrapojne pas te bukures.
Dhuratat

Gjithsecili ka menduar kohe me pare per dhuraten qe do te beje per te dashurin e zemres, por ka edhe nga ata qe e kane lene per momentin e fundit, nderkohe qe zgjedhin cfare t'u pelqeje apo ate qe do te gjejne rastesisht, dhe do t'u duket me e pershtatshme. "Ajo qe eshte vene re kete vit ka qene se, meshkujt kane zgjedhur me shume bizhuteri por edhe veshje intime. Per sa i perket ngjyrave qe ata kane preferuar kane qene te forta, kryesisht tek e kuqja, per veshjet intime. Kurse per sa u perket bizhuve, kane preferuar te medha dhe qe bien shume ne sy" ka pohuar Denada Salku, menaxhere e nje prej dyqaneve ne zonen e ish-Bllokut. Sipas saj ne shumicen e rasteve, meshkujt kane qene te vetmuar por te vendosur per ate c'ka do te dhurojne per njeriun e tyre te zemres. Nderkohe qe e kunderta ka ndodhur me femrat, te cilat pervec shijes kane kerkuar edhe cilesine. "Femrat jane ato te cilat kane bere me shume dhurata mendoj, nderkohe qe kane zgjedhur veshje kryesisht pulovra, kemisha apo kravata. Te pakta kane qene ato, te cilat kane menduar per aksesore te meshkujve sic jane rripa, portofola etj. Nderkohe qe kane kerkuar nje cilesi te mire, por edhe cmime te lira" ka pohuar per gazeten "Koha Jone", Denada. Por, nje rendesi te madhe ka pasur edhe paketimi. Meshkujt te cilet kane vendosur per te dhuruar nje bizhuteri, kane kerkuar nje paketim te bukur, nderkohe qe femrat pervec kesaj kane kerkuar edhe kartolina me dedikime, nderkohe qe nuk kane harruar te vendosin edhe nga nje embelsire, kryesisht cokollate.

Blerjet

Ndryshe nga vitet e tjera numri i bleresve, te cilet kane vendosur te japin nje dhurate me rastin e Shen-Valentinit ka qene me i vogel. "Kete vit numri i bleresve ka qene shume here me i vogel, se gjate viteve te kaluara. Nese gjate viteve te kaluara pothuajse shumica e personave te cilet hynin ne dyqanin tone ishin bleres, kete vit fuqia blerese ka rene, pavaresisht se eshte feste ku te gjithe te rinjte blejne nga nje dhurate", kane pohuar shiteset e disa prej dyqaneve te kryeqytetit. Por nje pjese tjeter e blerjeve mbetet edhe per diten e sotme, pasi shumica e femrave preferojne nje buqete me lule. "Cdo vit me rastin e Shen-Valentinit buqetat e luleve jane preferuar shume. Pergjithesisht jane trendafilat e kuq, ata qe shiten me shume, por kohet e fundit eshte rritur kerkesa edhe per trendafila blu" ka pohuar per gazeten Eriola, shitese ne dyqan lulesh. S. Isaku

Shqiptaret feste kolektive nga liqeni

Kur ne mendje te shkon Shen-Valentini, perfytyron nje cift i cili feston dhe dashurohet njekohesisht ne nje intimitet te krijuar nga te dy, por ne vendin tone ndodh krejt e kunderta. Cdo vit, qindra cifte, madje edhe turma njerezish, te pispillosur, nuk humbin rastin per te bere nje xhiro drejt Liqenit Artificial. Nje vend qe te mundeson paksa intimitet. Vetem teorikisht te pakten, se ne fakt, kjo zone ka qene me e populluara gjate kesaj feste. Ngado te ze syri njerez te veshur si per ballo. Madje deshira per te "ndricuar" ne kete dite duket se arrin kulmin, kur prane kompleksit Taiean "parakalojne" vajza te veshura me sandale ngjyra-ngjyra, packa se dridhen nga te ftohtit. Per sa u perket dhuratave, me se shumti triumfojne trendafilat e kuq. Qindra kliente te moshave te ndryshme, te cilet kane vendosur t'ua dhurojne njerezve te tyre me te dashur, ne diten e Shen-Valentinit. Shumica prej tyre, nisen qe ne oret e para te dites se sotme te blejne trendafilat qe do te bejne dhurate, ndersa ambalazhimet speciale, sipas shitesve, kane pasur dy deri ne dhjete trendafila te kuq brenda. Sipas tregtareve te luleve ne Tirane, porosite jane kryer qe nje dite me pare, dhe kryesisht jane preferuar trendafilat, por nuk kane munguar edhe porosite per karafilat. Por, edhe pse trendafilat e kuq dhe cokollatat jane blere me shumice, gjate kesaj dite ka edhe shume puthje, ndersa nuk mungojne dhurata te tjera te preferuara si CD me kenge dashurie, libra me te njejten teme, bizhuteri me gure te kuq dhe aksesore, veshje intime, si dhe nje sere dhuratash te tjera nga me te ndryshmet.

Rekordi i puthjeve ne 14 shkurt

Puthje pafundesisht dhurojne te dashuruarit ne kete dite, por edhe buzeqeshja nuk u mungon nderkohe qe mundohen te harrojne problemet dhe streset e dites apo te punes. Nderkohe qe shume te tjere mendojne per caste me romantike, duke u larguar nga rutina e perditshme dhe duke planifikuar udhetime apo darka ne vende te ndryshme
Shkruar nga ENTONY Administratiori me 15 shkurt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://parajsajone.com
RINA
BOSS
BOSS
avatar

Numri i postimeve : 237
Registration date : 13/09/2008

MesazhTitulli: Re: Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..   Mon Feb 16 2009, 10:51

SKA LEK POPULLI ME NGRENE E JO ME BER DHURATA :66829:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
baubau
BOSS
BOSS
avatar

Numri i postimeve : 362
Age : 27
Registration date : 04/03/2009

MesazhTitulli: Re: Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..   Wed Mar 04 2009, 18:16

po sa ka mundesi cdi njeri normale.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shen Valentini kete vit me pak dhurata dhe veshje ..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)DASHURI(*_*) :: Dashuri-
Kėrce tek: