-Parajsajone-ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 receta gatimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
eklips
Site Admin
Site Admin


Numri i postimeve: 1837
Age: 27
Location: durres
Registration date: 13/07/2008

MesazhTitulli: receta gatimi   Fri Jan 30 2009, 12:18

shkruani ndonje recete te mire gatimi Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
eklips
Site Admin
Site Admin


Numri i postimeve: 1837
Age: 27
Location: durres
Registration date: 13/07/2008

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Fri Jan 30 2009, 12:23

qofte shkodre Very Happy

marrim mishin e grire e perzjejme me pak buke dhe me vezet e rrahura. me pas i hedhim qepe te grira holle, pak kripe piper dhe ereza te tjera sipas deshires. perzjerjen e hedhim ne nje tigan me vaj dhe i leme te skuqen. pasi jane skuqur i heqim dhe fillojme pergatisim lengun. ne nje ene tjeter ku kemi hedhur gjalpin, shtojme dhe 2 luge gjelle mjell, me pas hudher . keto fillojme i skuqim derisa ka marre nje ngjyre ne te verdhe. me pas shtojme pak uje dhe e leme te zjeje per pak minuta. shtojme pak kripe dhe piper. ne nje pjate te vecante vendosim qoftet dhe hedhim lengun. kjo pjate shoqerohet me ca te doni. na befte mireeeeeeeeeeeeeeeeeeeee..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
baubau
BOSS
BOSS


Numri i postimeve: 365
Age: 24
Registration date: 04/03/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Wed Mar 04 2009, 01:43

do kisha then un po i kam haruar te gjitha recetat e gatimit
edhe e mar te gatshem unshqimin:D:D:D:D:D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 15:56

500 gr miell
* 3 vezė
* 500 gr mish i grirė
* 3 filxhan qumėsht
* 100 gr kaēkavall
* 250 gr gjizė pa kripė
* 100 gr gjalpė, salcė domatesh
* 2 lugė miell
* 1 kokėrr limon
* kripė, piper.

- Zihen brumi me njė vezė dhe njė filxhan qumėsht. Ndahet nė pjesė dhe hapen petė me trashėsi 3-4 mm.
2 - Priten petėt nė copa me madhėsi 15x7 cm dhe hidhen tė ziejnė nė ujin qė valon. Kur dalin nė sipėrfaqe, nxirren me kujdes nga uji dhe lihen mėnjanė.
3 - Pėrgatitet mbushja: skuqet mishi nė 50 gr gjalpė, shtohet salca e domates e tretur nėn ujė, kripa e piperi. Pasi tė avullojė uji, hiqet nga zjarri dhe ftohet. Pėrzihet mishi me gjizėn dhe gjysmėn e kaēkavallit.
4 - Mbushja e pėrgatitur hidhet me lugė tė vogėl nė tė gjitha petat e ziera, tė cilat palosen 2 herė dhe vendosen nė tavė.
5 - Pėrgatitet beshameli: 2 filxhanė me qumėsht pėrzihen me 50 gr gjalpė dhe 2 lugė miell. Kjo masė vendoset nė zjarr dhe pėrzihet derisa tė marrė valė.
6 - Hiqet nga zjarri, ftohet pak dhe shtohet veza, lėngu i limonit dhe kripa. Pėrzihet mirė dhe hidhet sipėr kaneloneve. Nė fund hidhet pjesa tjetėr e kaēkavallit. Piqen derisa tė zėnė njė cipė tė artė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 15:58

Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 15:58

Krem karamel eshte nje embelsire shum e lehte dhe shum e mire per ta pergatitur.

Koha e pergatitjes 10'
Koha e pjekjes 25'

Per 4 persona:

400 gr qumesht, 2 veze te plota e 3 te verdha, 150 gr sheqer, 4 luge gjelle karamel (sheqer i shkrire, vanilje).

Qumeshtim e valojme me vaniljen. Rrahim vezet me sheqerin dhe ia shtojme qumeshtit te ngrohte.

Ne edo tas te krem karamelit hedhim nga nje luge karamel dhe i hedhim siper masen e pergatitur. Tasat i vendosim ne nje tepsi me uje te ngrohte dhe e futim ne furre me 160 grade per 20'.

E leme te ftohet dhe me pas i kthejme tasat ne pjata.

V.O. per 10 tasa inoksi duhet 1 liter e gjysme qumesht me 70 veze dhe sheqer sipas deshires.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 15:59

Gatimi i peshkut nė mikrovalė i jep atij njė shije sikur tė ishte rreshkur apo pjekur. Pra, pėrfitoni pak a shumė - peshk skare. Pėrgatitja ėshtė shumė e lehtė dhe ju merr pak kohė.



Pėr 2 persona nevojiten:
* 2 koca/levrek ose ēfarėdo peshku i madh
* 3-4 thelpinj hudhrash
* njė grusht gjethe majdanozi
* shafran
* coriander
* piper i zi
* kripė, vaj ulliri



Pastrojeni peshkun mirė. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erėzat dhe kripėn, Lėreni, ashtu pėr disa minuta derisa erėzat tė pėrzihen me peshkun. Pastaj vendoseni nė njė pjatė ku do te shtoni dhe pakėz vaj ulliri sė bashku me hudhrat. Vėreni nė mikrovalė dhe kontrollojeni tė piqet nga tė dy anėt. Mund ta lini qė tė rreshket sa tė doni.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 16:00

Banana Split

Produktet e nevojshme
- 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)
Pergatitja:

Ne njė tas pėr perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten pėr servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim pėr gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe ėshtė vendosur ne mes te pjates pėr servim. Me hoplen e perzier mbushim njė “shpric” dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithė kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 16:02

Njė recetė ėmbėlsire (melomakarona) nga kuzhina tradicionale greke qė bėhet zakonisht pėr Krishtlindje dhe Vitin e Ri!






Nevojiten:


2 filxhan ēaji vaj

1 filxhan ēaji sheqer

3/4 filxhan ēaji lėng portokalleje

1/4 filxhan ēaji konjak

2 lugė tė vogla lėkurė portokalleje e grirė

2 lugė tė vogla baking powder

1 lugė tė vogėl kanellė (pluhur)

1 lugė tė vogėl karafila (pluhur)

1 lugė tė vogėl sodė

1 kg miell

(1 e 1/2 filxhan ēaji arra tė shtypura)



Pėr sherbetin nevojiten:


2 filxhan ēaji mjaltė

2 filxhan ēaji sheqer

2 filxhan ēaji ujė

(E lėmė 5-8 minuta qė nga ēasti qė fillon tė ziejė dhe i heqim shkumėn nėse nevojitet)


Pėrgatitja:

I hedhim tė gjitha, pėrvec miellit, nė njė enė. Nuk ka rėndėsi radha, ēėshtja ėshtė ti trazoni mirė. Nė fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr mė parė 2 herė) dhe brumosim deri sa tė behet brumi pak i butė dhe tė mos jetė i ashpėr. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorė biskotave formėn qė duam, por jo shumė tė mėdha sepse do tė fryhen gjatė pjekjes.

I pjekim nė 170° C pėr 20 minuta. Mos i lini tė piqen mė shumė sepse nuk do tė mund ti sherbetosni.

Ua hidhni sherbetin tė nxehtė. I vendosni biskotat nė njė pjatancė ose ku tė dėshironi ju dhe u hidhni pėrsipėr 1 e 1/2 filxhan ēaji arra tė shtypura.

Nėse doni ti bėni biskotat me ēokollatė, shkrini ēokollatėn me pak gjalp (sepse i ndihmon tė shkėlqejnė).

Kujdes!!! Kur tė shkrijė ēokollata, fikeni sobėn dhe mos e hiqni enėn nga soba, dhe ashtu siē e keni vini biskotat duke i kthyer nga tė gjitha anėt qė tė lyen mirė. Nėse nuk e bėni kėshtu, nuk do tė pėrhapet ēokollata mirė sepse ēokollata ftohet shpejt. (Kuptohet qė duhet t'u keni hedhur mė parė sherbetin dhe nė fund nėse doni mund t'u hidhni sipėr arra tė shtypura).

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
aristogata
Moderator
Moderator


Numri i postimeve: 262
Age: 23
Registration date: 10/06/2009

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Sat Aug 08 2009, 16:03











Per 4 persona:
1 lt qumesht
sheqeri me sy (zgjidheni vete se sa doni une per vete i fus pak, se me vel shume sheqer)
nje grusht i mire orizi
uje me sy

Se pari zijeni orizin ne uje ,prisni deri sa orizi ta pije ujin dhe me tej hidhni ne tenxhere qumeshtin siper.Me pas shtoni dhe sheqerin.Perzijeni pak ne fillim pastaj lejeni te zihet vete ne zjarr te ulet.
Sipas disa recetave shtohet dhe miell apo niseshte por une nuk do tua keshilloja.Nese e beni sultjashin ne menyren e mesiperme do te perfitoni nje sultjash te lehte dhe teper te shijshem.Lereni ne zjarr te ulet derisa te trashet.Me tej lijeni te ftohet pak dhe shperndajeni neper tasa.Siper mund ti hidhni kanelle,arra,karafil dhe ēfare te doni ju per ti shtuar eren dhe shijen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
eklips
Site Admin
Site Admin


Numri i postimeve: 1837
Age: 27
Location: durres
Registration date: 13/07/2008

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Tue Jun 08 2010, 15:11

uuuuuuuuu sa te shijshme duken, rrofte forumi se do e ngordhja burrin per buke hahahah
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
eklips
Site Admin
Site Admin


Numri i postimeve: 1837
Age: 27
Location: durres
Registration date: 13/07/2008

MesazhTitulli: Re: receta gatimi   Wed Jun 09 2010, 14:33

Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha
(sipas tradites italiane) -nga mad

Perberesit:

~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp
Pergatitja
Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.
Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe
Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute
Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.
(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)
Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.
Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)
Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.
Hidhni qepet. dhe me pas orizin.
Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.
Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.
Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.
Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.
Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.
Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.
Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.
Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren. Servireni ne tasat e Pastes*

Qofte Peshku
Nga Milaniste
Per te pergatitur qofte peshku mund te merret cdo lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.
Perberesit
Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pergatitja
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
*Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.


Midhje me pilaf
(nga Milaniste)
Perberesit
Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.
Pergatitja
Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet


Torte me banane
Solli per komunitetin e Albasoul - mbreta
Perberesit:
Petet e brumit:
6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao
Kremi per lyerje
1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje
Pergatitja:
Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.



Pashta ne akull
Perberesit - Per 4-5 persona:
Per pandispanjen:
veze 3 kokrra dhe 1 te bardhe, sheqer 4-5 luge gjelle , miell 4-5 luge gjelle
Per kremin:
Miell 3 luge gjelle , sheqer 6 luge gjelle, veze 1 e plote dhe 1 e verdhe, qumesht dy gota uji, bajame te grira 2 luge gjelle, ajke ose gjalpe 1 luge gjelle, kakao 1 luge gjelle, recel per zbukurim disa kokrra , pak vanilje e liker.
Pergatitja
Pergatiten me pare pandispanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli , perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre me temperaturen 150-170 grade. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli , qumeshti i valuar dhe i ftohur pak. Vihet sa te marre vale dhe hiqet nga zjarri, si te ftohet pak pak hidhi vanilje , bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandispanja e pergatitur , ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme.Hidhet nje pjese e kremit , hapet ne te gjithe peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje , qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra rreceli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa, vihet ne pjate ose mblidhet me leter celefoni. Pastaj gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.
Sallatė me patėllxhan dhe qepė
________________________________________
Pėrbėrės pėr 4 persona:

* 2 qepė tė bardha pėr porcion
* patėllxhanė tė mėdha
* 2 thelpinj hudhre
* 20 ml verė e bardhė
* 30 ml uthull
* 4 lugė vaj ulliri
* gjysmė speci i gjelbėr
* gjethe mente
* kripė, piper
Pėrgatitja:
Qėroni qepėt dhe pritini nė formė unaze gjysmė cm e trashė. Futi qepėt pėr 15 min nė njė enė me ujė tė ftohtė qė tė humbasin disi shijen e fortė, pastaj kulloji dhe fshiji me letėr kuzhine. Qėroni patėllxhanėt. Copėto specin e gjelbėr dhe hudhrėn prite nė feta.
Pjekja: Vendosni kubikėt e patėllxhanit nė 1 tenxhere. Lagi me verėn, uthullėn dhe mė shumė ujė derisa tė lagen komplet. Kriposi dhe shtoni hudhrėn. Lėrini tė vlojnė pėr 15 min. Mė pas kullojini mirė. Elimino hudhrėn dhe lėrini tė ftohen. Nė njė enė sallate bashkoni qepėn e patėllxhanėt. Shtoi kripėn, piperin e gjethet e mentės. Spėrkati me vaj e serviri
Kallamar i tiganisur me salcė jeshile dhe hudhėr
________________________________________
Materialet pėr 4 person:

* 1/2 kg kallamar i pastruar dhe i prerė nė rrathė
* 1/2 filxhan miell
* vaj pėr skuqje.
* 1 filxhan arra tė shtypura
* 2 feta tė holla buke pa kore tė prera nė pjesė tė vogla
* 3/4 e filxhanit verė e bardhė
* 3 -4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufe majdanoz
* 3-4 lugė gjelle vaj ulliri
* kripė dhe piper
Pėrgatitja
Vėmė tė gjitha materialet sė bashku nė njė tas dhe i shtypim me dorė deri sa tė bėhen njė masė mbulojeni dhe ruajeni nė frigorifer. Lyeni me miell rrathėt e prera tė kalamanit nga tė gjitha anėt dhe vėrini tė tiganisen nė njė tigan tė madh, nė tė cilin kini hedhur mė parė vajin tė digjet. Kujdes qė tė tiganisen mirė mos hidhni shumė copa bashkė sepse bie temperatura dhe nė vend qė tė bėhen kėrce ngjiten me njėra tjetrėn. Hiqini nga tigani dhe shtrojini nė njė letėr pirėse. Vendosen nė njė pjatė dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vėmė salcėn nė njė pjatė tė veēantė me qėllim qė tė marrė secili aq sa dėshiron

Filetė viēi me kėrpudha
________________________________________
Perberesit pėr 2 persona
* 2 fileta mish viēi (rreth 180-200 gr.)
* 2 lugė gjelle vaj ulliri
* 1 lugė gjelle gjalpė
* 1 filxhan kėrpudha tė prera
* 1 filxhan lėng mishi
* 2 lugė gjelle brandi
* hudhėr
* kripė dhe piper i kuq dhe i zi.
Pėrgatitja
1. I lyeni filetat nga tė dy anėt me kripė dhe piper e hudhėr.
2. Nė vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit nė njė tenxhere tė thellė dhe shtoni nė tė filetat e mishit. I skuqni nga tė dy anėt, dy minuta pėr ēdonjėrėn anė dhe menjėherė mė pas i shuani me brandi. I vendosni filetat nė njė pjatancė dhe kujdesuni qė tė ruhen tė ngrohta.
3. I hidhni kėrpudhat e prera si dhe piperin e kuq nė salcėn qė ka mbetur nė tenxhere.
4. Nė vazhdim, shtoni lėngun e mishit dhe nė fund, i spėrkatni filetat me gjysmėn e salcės.
I servirni menjėherė duke i shoqėruar me pure patatesh ose pilaf.
Ėmbėlsira nga ēokollata dhe bajamet
________________________________________
Nevojiten:
* 2 lugė bajame tė bluara
* 100 gr ēokollatė pėr zierje
* 3 lugė kafe turke tė fortė
* 2 lugė miell
* 70 gr sheqer i kafenjtė
* 3 vezė
* gjalpė
Pėr lyerje: 70 gr ēokollatė pėr zierje, 1 dl ajkė tė ėmbėl, 2 lugė kafe turke tė fortė, 4 toptha akullore vanilje.
Pėrgatitja:
Katėr kėllėf ėmbėlsirash lyhen me gjalpė ndėrsa fundin dhe anėt lyeni me bajame tė bluara. Ēokollatėn e copėtoni, e pėrvėloni me kafe dhe e lini tė shkrihet ngadalė. Pastaj i shtoni miellin, gjysmėn e sheqerit dhe tė kuqtė e vezėve. Tė bardhtė i tundni mirė bashkė me sasinė tjetėr tė sheqerit, derisa tė formohet njė shkumė e fortė.
Shkumėn ia shtoni masės me ēokollatė e miell, duke e pėrzier ngadalė nga fundi deri nė sipėrfaqe. E tėrė masa ndahet nė katėr kėllėfėt e pėrgatitur (me gjalpė e bajame), mbulohen me foli dhe lihen nė temperaturė tė dhomės tė qėndrojnė rreth 1 orė. Futen nė furrėn e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa tė mbushė kėllėfin dhe tė forcohet.
Nė ndėrkohė pėrgatitet yēi (masa pėr lyerje). Ajka nxehet deri nė vlim, hiqet nga zjarri, shtohet ēokollata e thėrrmuar dhe pėrzihen derisa tė fitohet njė masė e lėmuar. Shtohet kafeja dhe pėrzihet pėrsėri. Pasi tė jenė pjekur dhe nxjerrė nga furra, ėmbėlsirat lihen tė ftohen, rrotullohen nė pjatat ku do tė shėrbehen dhe sipėr ju qitet yēi (masa pėr lyerje). Anash shtohet nga njė topth akullore nga vanilja dhe ndonjė kokėrr bajame.

Omėletė me domate
________________________________________
Nevojiten:
* 4 vezė
* 4 domate
* 1 qepė
* vaj
* kripė dhe pak sheqer
Pėrgatitja:
Omėleta me domate pėrgatitet sikur omėleta e zakonshme, por mė pare pėrgatiten domatet. Domatet qėrohen me njė thikė tė mprehtė, priten rriska-rriska tė holla dhe qiten nė fultere ku ėshtė fėrguar qepa e grirė shumė hollė me gjalpė. U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen nė zjarr tė ngadalshėm derisa ta pinė tėrė lėngun e tė bėhen si njė salcė e trashė, duke i trazuar nga njė herė qė tė mos ngjiten. Pas kėsaj pėrgatisim omėletėn: rrihen vezėt, u shtohet pak kripė dhe qiten nė fulteren e gjerė me yndyrė qė tė piqen rreth 5 minuta nė zjarr mesatar. Omėleta e pėrgatitur qitet nė njė pjatė tė gjerė, sipėr saj qitet pureja e pėrgatitur e domates dhe paloset dyfish. Mund ta dekoroni me majdanoz e erėza qė ju pėlqejnė.

Tortė me lajthi
________________________________________
Nevojiten (pėr 6 veta):
* 150 gr gjalpė nė copa
* 150 g sheqer
* 4 vezė
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi tė pjekura
* 200 g ēokollatė pėr gatim
* pak kripė
Pėr mbushje: 100 ml ajkė
Pėr shtresėn e sipėrme:
* 150 gr ēokollatė pėr gatim
* disa pika esencė vanilje
* 60 ml ajkė e lėngshme
Pėrgatitja:
Me anė tė miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa tė bėhet si shkumė. Shtoni tė verdhat e vezėve, njė nga njė, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe nė fund tharmin.
Ngjizni lajthitė dhe ēokollatėn e grirė bashkė; rriheni si borė tė bardhėn e vezėve me pak kripė dhe shtojani pėrzierjes, duke u kujdesur qė tė mos ulet. Hidheni brumin nė tavėn e bėrė me gjalpė dhe miell dhe piqeni nė furrėn tashmė tė nxehtė pėr afro 50 minuta.
Ndėrsa ėmbėlsira ėshtė nė furrė, rrihni ajkėn. Pėr tė bėrė shtresėn e sipėrme tė tortės, shkrini ēokollatėn nė banjomaria (enė mbi enė me ujė) dhe punojeni me njė shpatull duke i shtuar ca pika esencė vanilje dhe ajkė tė lėngshme.
Kur ėmbėlsira tė jetė pjekur, vėreni tė ftohet nė rrjetėn pėr ėmbėlsira, pastaj ndajeni nė dy disqe. Mbusheni me ajkė tė fryrė dhe mbulojeni me shtresėn e kremit tė pėrgatitur duke e zbukuruar me lajthi tė copėzuara.

Makarona me fasule dhe mish
________________________________________
Nevojitet:
* 450 gram mish lope
* 2 lugė gjelle vaj ulliri
* 1 qepė e mesme, e prerė hollė
* 4 thelpinj tė grirė hudhrash
* 4 kėrcej selinoje, tė prerė hollė
* 500 gr domate tė prera
* gjysmė luge ēaji piper i kuq
* 1 kuti fasule tė kuqe
* 1 kuti fasule tė bardha
* 2 l lėng mishi
* 450 gr salcė domate
* 2 lugė majdanoz i tharė
* kripė dhe piper pėr shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave
Pėrgatitja:
Nė njė tenxhere tė madhe, nė zjarr mesatar, skuq mishin duke e pėrzier gjatė gatimit. Kur tė skuqet, hiqe nga tenxherja me njė lugė si kullesė dhe pastro grimcat qė mbeten nė tenxhere. Shto 2 lugė gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepėn, hudhrėn, selinon e salcėn nė nxehtėsi mesatare, sa perimet tė zbuten. Shto mishin nė tenxhere, hidh pėrmbajtjen e domateve tė pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji pėr 10- 15 minuta. Shto fasulet, lėngun e mishit, salcėn e domateve dhe erėzat e tjera. Pėrzieje mirė. Rrite nxehtėsinė dhe ēoje pėr tė zier. Mė vonė ul nxehtėsinė, mbuloje dhe zieje pėr 30 minuta. Shto makaronat dhe lėre nė zjarr nė temperaturė tė ulėt pėr 30 minuta tė tjera.
Shėrbeje tė ngrohtė.

Ėmbėlsirė me ēokollatė tė zezė dhe tė bardhė
________________________________________
Nevojiten (pėr 24 copė):
* 400 a margarinė
* 400 g ēokollatė pėr gatim
* 8 vezė
* lėkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugė lėng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugė kafe tė bluar
* 2 lugė niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g ēokollatė tė bardhė tė thyer nė copėza
* 100-150 g ēokollatė qumėshti e thyer nė copėza
* 3 lugė sheqer pluhur
Pėrgatitja:
Margarina dhe ēokollata pėr gatim shkrihen nė avull. Tė verdhat e vezėve ndahen, tė bardhat miksohen, bėhet njė shkumė e fortė, sė cilės i shtohet lėngu i limonit.
Tė verdhat e vezėve miksohen me sheqer, me lėvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesė, nė kėtė masė shtohet edhe ēokollata e shkrirė. Pastaj i shtohen shkuma e tė bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, tė gjitha pėrzihen mirė.
Kallėpi mbėshtillet me letėr pėr pjekje, nė tė derdhen 2/3 e masės sė pėrgatitur.
Mbi masėn qiten copėzat e ēokollatės sė bardhė dhe tė ēokollatės qumėshtore, pastaj derdhet pjesa tjetėr e masės. Piqet nė furrė tė nxehur nė 180 gradė C pėr 45 minuta. Sipėrfaqja e ėmbėlsirės pėrmiellet me sheqerin pluhur, lihet pėr t'u ftohur

Sufle me ēokollatė
________________________________________
Materialet:

* 250 gr. ēokollatė (e fortė, pa qumėsht)
* 250 gr. gjalpė
* 4 vezė
* 4 tė kuq vezėsh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell
Pėrgatitja
1. Nė fillim shkrijmė ēokollatėn duke pėrdorur vaskėn me ujė tė ngrohtė. Pėr kėtė nė kushtet e shtėpisė mund tė pėrdorni dy enė me madhėsi tė ndryshme: njėra duhet tė jetė mė e madhe, aq sa mund tė zėrė enėn tjetrėn brenda. Enėn e parė e mbushni me ujė (jo plotėsisht) dhe e vini nė zjarr. Brenda saj vendosni enėn e dytė, e cila ka madhėsi mė tė vogėl, ku keni hedhur masėn e ēokollatės. Nė kėtė mėnyrė ēokollata shkrin nga ngrohtėsia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo tė fillojė tė shkrijė, nė ēokollatė shtojmė gjalpin dhe e pėrziejmė pėr disa minuta derisa tė marrė formė tė njėtrajtshme.
2. Ndėrkaq nė njė mikse rrahim vezėt, tė kuqet dhe sheqerin derisa masa tė shkumėzohet, tė zbardhet dhe tė mpikset. Shtojmė nė tė masėn prej ēokollate dhe hedhin pak nga pak sasinė e miellit.
3. Lyejmė me gjalpė dhe miell fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masėn e mėsipėrme, jo plotėsisht por gati njė gisht mė poshtė buzėve. Mė pas i pjekim ato nė furrė nė temperaturė 230 gradė celsius pėr rreth 8 minuta. I lėmė tė ftohen pėr 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shėrbejmė menjėherė
Oriz me perime
________________________________________
Pėrbėrėsit (pėr 4 persona):
* 1 qepė mesatare,
* 1 karotė mesatare,
* bizele tė ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakė salce),
* 3 filxhanė ēaji (mesatarė) oriz,
* 11ugė supe gjalpė i freskėt,
* 3-4 lugė supe vaj ēfarėdo,
* 6 filxhanė ēaji (mesatarė) me ujė tė nxehtė.
Pėrpara se tė fillojė pėrgatitja e gjellės pėrfundimtare, karotat dhe bizelet duhet tė ziejnė pėrreth 30 min secila.
Mėnyra e gatimit:
Hedhim nė njė tenxhere me fund tė gjerė (apo nė njė tigan tė madh me kapak) 1 lugė supe tė mbushur me gjalpė. Pa u skuqur gjalpi shtojmė qepėt e prera kubik. I trazojmė ato me njė lugė druri pasi lėnė tė skuqen e aq mė tepėr tė nxihen.
Ky ėshtė momenti qė pėrcakton shijen e gjellės qė do tė pėrgatisim, prandaj njerėz kini kujdes mos e lini kurrė qepėn nė zjarr e tė bėhet vetė. Kur tė bjerė zilja e derės apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atė.
Pasi janė zverdhur e zbutur pak qepėt, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepėt). Nė fund shtojmė domatet, te cilat i kemi prerė pėrsėri kubik (pasi t'i kemi hequr lėkurėn dhe farat).
Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmė bizelet e ziera, kripėn dhe pak piper
tė zi. Nė masėn e perimeve hedhim sasinė e orizit dhe ujė tė pėrvėluar sa dyfishi i orizit. E pėrhapim masėn nė ujė nė mėnyrė tė njėtrajtshme, i shtojmė sasinė e vajit dhe
e mbulojmė me kapak.
Nėse uji ndėrkohė ka filluar tė vlojė e ulim gradacionin e nxehtėsisė, tė cilin mė vonė e kalojmė nė minimum. Nuk duhet ta trazojmė masėn e gatuar derisa tė vaket. Me vonė, nėpėrmjet njė luge tė sheshtė tavash e kthejmė pjesė-pjesė nė mėnyrė qė yndyra tė pėrhapet njėtrajtėsisht.
Mish tul me patate dhe vezė
________________________________________
Pėrbėrėsit pėr 6 persona:
* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepė
* 6 vezė
* majdanoz
* salcė
* vaj
* kripė
* piper i zi
Pėrgatitja:
1. Pastrojini qepėt, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qėrojini dhe pritini nė kubikė tė vegjėl.
2. Nė njė tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni nė zjarr, shtoni qepėn dhe kaurdiseni sa tė zverdhet bashkė me mishin e grirė. Mė pas hidhni salcėn, kripėn, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirė hollė, lėngun e mishit (ose ujė) dhe lėrini qė tė marrin valė nė zjarr tė ngadaltė.
3. Nė njė tigan skuqini kubikėt e patate ve me pak vaj dhe hidhini nė tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepėn.
4. Pasi tė marrin njė valė, hidhini nė njė tavė, vendosini sipėr vezėt me radhė dhe lėrini nė furrė tė nxehtė derisa tė mpiksen vezėt. Kima me vezė i serviret e ngrohtė ēdo personi
Sallatė me spinaq dhe me mollė
________________________________________
Materialet pėr 6 persona:
* 2 lugė gjelle lėng i freskėt portokalli
* 2 lugė gjelle lėng i freskėt limoni
* 2 lugė ēaji mustardė
* 2 lugė ēaji mjaltė
* 1/4 lugė ēaji kripė
* 1/8 lugė ēaji piper
* 1/2 filxhani me qepė tė kuqe tė grira vertikalisht disa fletė spinaq i freskėt dhe i larė mirė
* 1 kokėrr mollė e prerė nė copa tė holla
* 1/4 filxhan djathė i grirė hollė
Pėrgatitja:
1. Pėrzieni 6 pėrbėrėsit e parė duke i rrahur fort me njė rrahėse vezėsh. 2. Hidhni nė njė enė qepėt, spinaqin dhe mollėt dhe spėrkatini me salcėn e pėrgatitur. Shtojini sipėr dhe djathin e grirė.
Kallamar i tiganisur me salcė jeshile dhe hudhėr
________________________________________
Materialet pėr 4 persona
* 1 filxhan arra tė shtypura
* 2 feta tė holla buke pa kore tė prera nė pjesė tė vogla
* 3/4 e filxhanit verė e bardhė
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufė majdanoz
* 3-4 lugė gjelle vaj ulliri
* kripė dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerė nė rrathė
* 1/2 filxhan miell
* vaj pėr skuqje
Pėrgatitja
Vėmė tė gjitha materialet sė bashku nė njė tas dhe i shtypim me dorė deri sa tė bėhen njė masė mbulojeni dhe rruajeni nė frigorifer.Lyeni me miell rrathėt e prera tė kallamarit nga tė gjitha anėt dhe vėrini tė tiganisen nė njė tigan tė madh, nė tė cilin kini hedhur mė parė vajin tė digjet.Kujdes qė tė tiganisen mirė mos hidhni shumė copa bashkė sepse bije temper*atura , dhe nė vend qė tė bėhen kėrce ngjiten me njėra tjetrėn.Hiqini nga tigani dhe shtrojini nė njė letėr pirėse.Vendosen nė njė pjatė dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vėmė salcėn nė njė pjatė tė veēantė me qėllim qė tė marrė secili aq sa dėshiron
Kraharor pule tė mbushura me spinaq dhe djathė :
Materialet pėr 6 veta:
* 1 filxhan me djathė tė grirė imtėsisht
* 1 filxhan me djathė Parmesan
* 1/4 lugė ēaji kripė
* 1/4 lugė ēaji pudėr hudhre
* 1/4 lugė ēaji piper i zi
* spinaq i prerė
* 1 vezė
* 6 copa kraharor pule
* 1/2 filxhan verė tė bardhė
Pėrgatitja:
Pėr tė pėrgatitur mbushjen pėrzieni 7 pėrbėrėsit e parė. Ngrohini nė temperaturėn 350 gradė.Ndajini copat e mishit tė pulės nė dy pjesė dhe hidhni nė mes tė masėn e pėrgatitur. Mbėshtillini, spėrkatini me verė dhe mbėshtillini me letėr kuzhine.Vėrini tė piqen nė temperaturėn 350 gradė pėr 30 min duke i spėrkatur herė pas here copat e mishit me verė. Kėshillohet qė tė spėrkatet dhe pjata ku do tė serviret mishi me pak verė (pėr 6 persona)

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

receta gatimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -