-Parajsajone-ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 GRUAJA DHE FAMILJA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
avatar

Numri i postimeve : 670
Age : 35
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

MesazhTitulli: GRUAJA DHE FAMILJA   Sat Nov 15 2008, 19:47

Tregon Ebu Hamza, qė shoqėronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi nė shtėpinė e tij, foli me zė tė lartė dhe me njė ton qė nuk shprehte pėrpos se dashuri, mirėnjohje, mallėngjim dhe kėnaqėsi. Me kėtė ton hareje i dha selam nėnės sė tij, duke thėnė: “O nėna ime, tė mėshiroftė All-llahu, qė mė edukove dhe u kujdese pėr mua kur isha i vogėl.” Ndėrsa ajo, nėna, ia ktheu: O biri im, All-llahu tė shpėrbleftė me mirėsitė, dhe qoftė i kėnaqur me ty, ashtu siē jam e kėnaqur unė qė mė respektove nė pleqėri.” (Buhariu & Muslimi).

Nga kjo histori dhe nga kjo pėrshėndetje, kuptojmė qartė se me tė vėrtetė vetėm diēka ėshtė mė e bukura dhe mė e mira nė botė: e ajo ėshtė nėna. Nėna bėn ēdo gjė pėr fėmijėt e saj, ndėrkohė qė, sado tė pėrpiqet njė fėmijė, nuk arrin tė bėjė atė ēka bėn njė nėnė pėr tė.

S’ka dyshim qė edukimi i fėmijėve bėhet nė mėnyrė graduale, kalon nėpėr disa etapa, ashtu siē ėshtė shfaqja e hėnės, vlera dhe shkėlqimi mė i epėrm i tė cilės bėhen tė dukshme nė kohėn dhe momentin e duhur; duke qenė edukuesja e fėmijėve, nėna ėshtė njė shkollė e pėrkryer, ajo pėrgatit brezat e ardhmėrisė. Nisur nga kjo, mund tė pohojmė me tė drejtė dhe me gojėn plot se nėna ėshtė mė shumė se dielli, uji e ajri, mė shumė se tri kėto komponentė bazė pėr tė jetuar, pasi, po nuk pate edukatė, nuk ke as ndriēim nė sy, zemėr dhe mendje. Po nuk pate moral tė mirė, nuk ke ajėr tė pastėr dhe, oksigjeni ėshtė i pamjaftueshėm pėr ty. Po nuk pate dije tė dobishme, je i etur dhe vuan pėr njė pikė ujė, e uji ėshtė burimi i jetės. E, nėna e mirė i jep tė gjitha kėto.

Andaj, edhe sikur tė kemi mundėsi t’i sillemi rreth e rrotull botės, me dėshirėn pėr ta takuar njeriun qė sakrifikon mė shumė dhe me kėnaqėsi e ndėrgjegje pėr ne, s’do tė mund tė gjejmė njeriun mė ideal pos nėnės, sepse ajo ėshtė i vetmi njeri qė na fal dashuri pa pasur kurrfarė interesi pėrpos sė jetės sonė tė lumtur dhe me mbroth.

Njė pėrqafim, njė pėrkėdhelje, madje, edhe njė puthje e saj, jep forcė dhe kėnaqėsi. Jep energji dhe bėn qė tė harrosh brengat, mėrzitė, vuajtjet po edhe dhembjet qė ke.


Do ta kuptosh prindin kur tė bėhesh vet prind


Edhe pse shumė prindėr i dėgjon duke thėnė kėtė fjali qė tashmė ka pėrftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas tė cilave vetėm ata qė janė prindėr e kuptojnė mė sė shumti ndjenjėn e prindėrve dhe se ata janė syresh qė pėrkujdesen mė sė shumti pėr prindėrit, ėshtė vėshtirė tė gjesh ose, nėse gjen, janė shumė shumė tė pakėt ata qė e dėshmojnė kėtė qė thonė e qė kėrkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanė zėnė vendin e nėnės ose tė prindėrve grua / burri dhe fėmijėt.

Lidhur me kėtė realitet, kemi njė sėrė shembujsh dėshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, qė janė tė stėrmbushur, pastaj shtėpitė e mbetura vetėm me pleq fillikat, ngase fėmijėt jetojnė jashtė vendit, apo tė ndarė prej tyre, pėr arsye e shkaqe tė ndryshme, qė kanė tė bėjnė me kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe janė ferr pėr botėn tjetėr, nėse mbesin tė tilla.

Nuk ėshtė plotėsim i kėrkesave dhe obligimeve prindėrore vetėm njė lutje drejtuar All-llahut, nėse e bėjnė kėtė me sinqeritet dhe bindje tė plotė, ose njė pėrshėndetje nė mėngjes dhe nė mbrėmje, apo njė vizitė njėherė nė javė, muaj ose vit, sepse nėna kėrkon mė shumė dhe ka nevojė t’i ketė fėmijėt pranė, edhe nėse i janė bėrė ata gjyshėr. Nėse duam tė shfletojmė dhe tė dimė rreth pėrgjegjėsive ndaj prindėrve, do tė hasim nė njė urti qė thotė; “Babai i dhuron fėmijės njė vresht, por ai s’i dhuron atij as njė eshkė”.

Kjo na lė tė kuptojmė se prindi pėr fėmijėn jep ēdo gjė, e fėmija pėr prindin asgjė ose shumė pak, madje fare pak. Kjo sepse nė trurin e tij ka tė koduara vetėm sinjalet grua-burrė dhe fėmijė e kėto nuk e lejojnė tė mendojė rreth prindėrve tė tij.

Pėr ta kaluar temėn mė shumė rreth klimės sė sotme qė po mbizotėron tek ne, si dhe pėr tė thėnė se pėrgjegjėsia ndaj prindėrve mė shumė u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesės sė tyre, porse kjo s’do tė thotė assesi se vajzat duhet tė mendojnė se janė liruara plotėsisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butėsisė, madje, edhe kujdesit, aq sa kanė mundėsi. Nė lidhje me kėtė, po cekim njė urti tjetėr qė thotė:

“Sado e mirė te jetė gruaja, ajo kurrė nuk do tė arrijė ndikimin qė pati nėna nė jetėn tėnde, nė formimin e personalitetit tėnd, dhe nė orientimin e sjelljes tėnde.”

-Sot kupton pa vėshtirėsi, mėson, dėgjon, sheh qė nėnat janė harruar, dhe shpesh dėgjon fjalėt me tė cilat shprehin dhembjet dhe mėrzitė pėr shkak se nuk gėzojnė respekt, dashuri e afri nga fėmijėt e tyre.

- Sot shumė shpesh takon ēifte me fėmijėt e tyre nė parqe, ekskursione apo nė ndonjė vend tjetėr ku ata zgjedhin pėr ta kaluar ditėn ose fundjavėn pėr tė pushuar dhe pėr t’u qetėsuar nga ditėt e lodhshme tė punės, ndėrsa rrallė ose fare e takon njė familje tė tillė qė shoqėrohet edhe nga gjyshėrit.

- Jo rrallė dėgjon pėr zgjedhje tė dhuratave speciale pėr gruan, asnjėherė ose shumė rrallė dėgjon pėr zgjedhjen e njė dhurate speciale pėr nėnėn.

- Nėse nėna rėnkon nga ndonjė sėmundje, mundohet qė ta fshehė sa mė shumė atė, sepse i dhimbet i biri, nuk do qė ta shqetėsojė, kurse ky bir e viziton njė herė dhe vetėm gjatė ditės, e asnjėherė nuk del qė ta shohė natėn, aq mė pak qė t’i rrijė tėrė natėn mbi kokė.

- Nėse nėna ushqehet edhe me njė kafshatė buke tė thatė dhe, nėse ka shije, ajo kėtė mė me dėshirė ia jep fėmijės sė saj, fėmijėt jo vetėm qė nuk e bėjnė kėtė, po as nuk mendojnė tė paktėn qė ta kishin kėtė dėshirė qė e ka nėna.

- Nėse djali i saj del nė ndonjė udhėtim ose vonohet pak, nėna kurrė nuk rehatohet, as gjumin nuk e bėn tė rehatshėm, nga frika dhe mėrzia pėr tė, se mos po e gjen ndonjė gjė e ligė, kurse djali i saj nuk e ēel telefonin tė flasė me tė dhe t’i tregojė sesi ėshtė, por e lė tė mjaftohet me telefonatėn qė i pėrcjell nusja p.sh.

- Nėna, edhe nėse hidhėrohet nga i biri, edhe nėse kėtė hidhėrim e shpreh nė fqinjėsinė e saj, prapė pendohet pėr kėtė qė ka thėnė dhe pėrsėri tė njėjtat mirėsi i dėshiron tė birit. Pėrveē kėsaj, ajo i flet e para dhe njėkohėsisht i ofron dashuri amnore. A thua vallė, gruaja e bėn kėtė, apo burri duhet tė pėrpiqet qė ta marrė me tė mirė gruan?!

- Kur nėna tė duhet aq shumė, siē e thotė ajo pjesė e njerėzve qė cituam mė lart, tė tingėllon e pabesueshme kur dėgjon pėr ēdo ditė ankesat e grave: “…nėna jote kėshtu po bėn, kėshtu po thotė, s’po mundem ta duroj etj.”, ku tė gjitha kėto ankesa nė tė shumtėn e rasteve janė cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nėna ėshtė pjesė nė atė familje.

- Nėna, edhe nėse ndahet nga fėmijėt pėr shkaqe tė ndryshme, qoftė divorci, ose vdekje e burrit apo diēka tjetėr, ajo kurrė si harron fėmijėt e saj, pėrkundrazi, bėn pėrpjekje vazhdimisht qė t’i takojė, sepse zemrėn e ka tė lidhur ngushtė me ta. E nėse ka fėmijė tė tjerė, ajo me tė gjitha format dhe pėrpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje pėr njėri-tjetrin. Kurse gruaja, nėse ndahet, ajo harron dashurinė dhe e urren me tėrė qenien e saj, e nėse ka fėmijė dhe i ka me vete, mbjell gjithnjė urrejtje pėr babanė e tyre, ndoshta edhe me pa tė drejtė, vetėm dhe vetėm qė fėmijėt ta urrejnė.

Duke mos sjellė shembuj tė tjerė, dhe duke mos dashur qė tė jetė i gjatė ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmė se nuk jemi aspak kundėr idesė dhe tė drejtės sė gruas pėr tė zėnė vendin qė meriton te burri, pėr aq sa ia ka dhėnė All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet tė ketė vend mė meritor sesa nėna, sepse, nėse e themi kėtė, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me kėtė, kemi citatet kur’anore qė flasin qartė dhe bindshėm:

“Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl".(el-Israė, 23 dhe 24).


“Zoti ynė! mė fal (gabimet) mua edhe prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur tė jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)


“Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrve tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositėm) Tė jesh mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. E nėse ata tė dy tentojnė qė ti tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka ti nuk ke kurrfarė fakti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote tė kesh mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer kah Unė, mandej kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t'ju njoftoj pėr atė qė keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)

Ndėrsa nga kopshti i haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, do tė shkoqisim vetėm disa prej tyre qė flasin pėr temėn nė fjalė.

Abdullahu thotė: E pyeta tė Dėrguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila ėshtė puna mė e dashur tek All-llahu, ai mė tha: “Namazi nė kohėn e tij, pastaj respekti ndaj prindėrve, pastaj xhihadi nė rrugėn e All-llahut”.(Buhariu).


Asimi transmeton nga gjyshi i tij qė thotė: Thashė “O i dėrguar i All-llahut, kush meriton mė sė shumti respektin? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, e pastaj? Tha: “Nėna jote”, i thashė: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj tė afėrmit e tjerė sipas radhės.” (Buhariu)


Ibėn Abasi thotė: Erdh njė burrė te i Dėrguari alejhis-selam, dhe i tha: Unė shkova tė fejohem me njė grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi njė tjetėr ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atė. A ka pėr mua tevbe? I Dėrguari alejhis-selam i tha: “A e ke nėnėn gjallė?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atėherė pendohu tek All-llahu, dhe pėrpiqu qė tė bėsh sa mė shumė vepra tė mira.”

Dhe Ibėn Abbasi e pyet: Pėrse e pyete nėse e kishte nėnėn gjallė? Pėrgjigjet: “Unė nuk di ndonjė punė tjetėr qė tė afron mė shumė tek All-llahu sesa respekti ndaj nėnės.” (Buhariu)


Urtėsia e ajeteve kur’anore dhe haditheve tė Muhammedit, lavdėrimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi tė, flasin mjaft dhe shumė mė tepėr sesa ne, tė fundit, andaj po themi njė lutje qė All-llahu tė na e bėj pranverė tė zemrės Kur’anin famėmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetėm atėherė do tė dimė tė dallojmė gjėrat ashtu siē duhet dhe siē jemi urdhėruar nga All-llahu dhe i Dėrguari i Tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://parajsajone.com
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
avatar

Numri i postimeve : 670
Age : 35
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

MesazhTitulli: Fėmija yt, si tė sheh...   Sat Nov 15 2008, 19:57

Vėrtet je njeri i kėndshėm, i dashur te njerėzit, ke moral tė lartė, nuk je i vrazhdė dhe nuk ke zemėr tė ngurtė qė njerėzit tė largohen prej teje. Ndoshta nuk je ashtu ēdoherė, mirėpo ajo qė mė tepėrmi shihet te ti ėshtė morali i lartė. Teksa je duke ndenjur, i angazhuar me letrat pėrpara, te fėmija yt vėren njė shenjė tė frikės, druajtjes dhe kujdesit... si tė ishte ndonjė lepur i vogėl qė ka frikė nga kthetrat e shqiponjės, qė nė kėtė rast je ti! I fsheh duart mbrapa... ndėrsa ti me kokėn lart, si shqiponja qė gjeti gjahun, e pyet me habi: ا'ke o bir?! Ai dridhet nga frika dhe e hedh atė qė fshihte, qė ta shtyjė pastaj me kėmbė mbrapa, pėr ta larguar nga sytė e tu...

Asgjė, jo babi asgjė...

Si asgjė, je duke fshehur diēka, fol ē'ėshtė ajo?

V-Allahi nuk jam duke fshehur asgjė babi...

Mos u beto rrejshėm se Allahu nuk i do rrenacakėt...

Gjatė muhabetit "s'ka gjė" - "ka diēka" ngrihesh prej punėve tua pėr tė parė se ē'ishte ajo qė gjuajti dhe vėren se paska qenė njė copė buke...

اuditesh nga kjo sjellje, ndjen keqardhje, s'di si tė veprosh... ndėrsa atė e lėshojnė kėmbėt... nuk di se ēfarė dėnimi e pret...

Por ajo ėshtė vetėm njė copė buke, pse e fsheh nga unė...

Nuk fsheha asgjė...

Si jo, bile u mundove tė ikėsh nga unė...

Shtanget fėmija yt dhe tashmė thuajse nuk kupton asgjė, ndėrsa ti... s’je duke kuptuar asgjė mė shumė se fėmija yt ėshtė i gatshėm tė fshehė prej teje ēdo gjė, e madhe qoftė a e vogėl. Ajo qė edhe mė shumė ta shton dhembjen ėshtė fakti se kjo nuk ishte hera e parė, as e dyta, as e treta, madje nuk do tė jetė as e fundit... normalisht, po qe se nuk e marrim kėtė punė seriozisht...

Ti e njeh vetveten mirė dhe je i bindur se nuk ke qenė aq i ashpėr qė do bėnte fėmijėn tėnd tė frikėsohej sa herė tė tė shihte... dhe pyet veten: Pse frikohet nga unė? Pse mė gėnjen? Pse fsheh nga unė ēdo gjė? Nė disa raste je munduar t'ia bėsh tė qartė se gabimet qė bėn nuk janė aq tė mėdha pėr tė merituar dėnime, andaj nuk ka nevojė pėr frikė... por, prapė se prapė ai dridhet, frikohet dhe gėnjen... thuajse nuk ke dhėnė asnjė mund pėr t'i sqaruar ēka ėshtė nė rregull dhe ēka nuk ėshtė...

Mirė lexues i nderuar, ndoshta sė bashku mund tė mėsojmė shkakun pse fėmija yt ka kėtė sjellje tė ēuditshme.

Kjo ka tė bėjė me natyrshmėrinė tė cilėn ne e kultivojmė nė shpirtrat e fėmijėve tanė. Madje, vetė botėkuptimi yt pėr bashkėveprim me tė tjerėt ėshtė i njėjtė. Tė flasim pėr disa raste qė tė ndodhin gjatė ditės dhe pastaj tė bėjmė krahasime.

Ka prej njerėzve syresh me tė cilėt mund tė flasėsh, madje t'ia zbulosh edhe gabimet tua me plot rehati, duke mos ndierė asnjė frikė prej tyre e as qė pret ndonjė kundėrshtim... prandaj atyre njerėzve ua thua tė gjitha, gjerė e gjatė, pa trembje dhe pa frikė dhe pa llogaritur se mendimi i tij do jetė i njėjtė apo jo.

Ndėrsa ka tė tjerė, me tė cilėt thuajse nuk mund tė bėsh asnjė muhabet, madje do tė kishe dėshirė qė vazhdimisht tė punosh larg syve tė tyre, kur ata kalojnė pranė, ti e ndėrpret punėn, bile mund tė ngushtohesh aq shumė prej tyre, saqė djathin ta kthesh nė raftet e supermarketit, sepse ai edhe dje tė ka parė se ti bleve disa kilogramė djathė, dhe tani do tė pyesė: pse po blen prapė, mos bėn harxhime tė tepėrta etj. E pastaj ti detyrohesh t'i tregosh se fėmija duke lozur nėpėr shtėpi e ka thyer enėn dhe djathi ra pėrtokė dhe u detyruam ta hedhim... qė pastaj ky tė vazhdojė prapė me kėshillat e tij se fėmijėn duhet ta edukosh mė mirė qė t'i respektojė tė mirat dhe bereqetin qė na e ka dhėnė Allahu!!

Kujto pra njerėzit qė i ke takuar dhe ēfarė pėrshtypjesh tė kanė lėnė, me sa prej tyre ndarja ėshtė mė e mirė!? Njeriu qė nuk tė ka kundėrshtuar asnjėherė, mendimi i tij ndikon te ti, saqė mund ta pranosh edhe si mendim personal. Pra, kur ky njeri tė kundėrshton, mendimin e tij e merr seriozisht dhe kėtė mendim tė tij s’e nėnēmon, sepse ai ka reaguar vetėm pse ka parė te ti gabim tė madh, i cili nuk mund tė anashkalohet. Ndėrsa ai tjetri, i cili tė mėrzit me kundėrshtimet e tij, ai vetėm shton largimin tėnd prej tij dhe mendimeve tė tij, madje tė bėn tė ndihesh qė nėse ti i pranon kėshillat e tij, do tė sėmuresh me sėmundjen e rėndė qė ėshtė i "sėmurė" edhe ai. Ky ėshtė realiteti i shpirtit tė njerėzimit, sipas tė cilit janė krijuar. Ato krenohen edhe kur janė nė gabim. Kėto janė tė njėjtat cilėsi, tė cilat edhe fėmijėt tanė i bartin nė vetvete, sikurse ne...

Nga kjo, dikush mund tė pėrfundojė se unė jam duke kėrkuar qė mos tė ndalojmė prej tė kėqijave, se unė jam duke kėrkuar prej baballarėve qė t'i lėnė fėmijėt e tyre ashtu si tė duan vetė fėmijėt, tė thyejnė, tė vjedhin dhe tė bėjnė ēdo gjė qė dėshirojnė!

Jo, kėtė e kundėrshtoj dhe pyes: Ky fėmijė, a i ka dėgjuar prindėrit me vėmendje? Si ėshtė puna me ato gabime qė vijnė si rezultat i qortimeve dhe nėnēmimeve tė shumta? Gėnjeshtra, hile e shumė sjellje tjera tė ulėta. Pėr shumė adoleshentė, baballarėt e tyre nuk dinė mė shumė se ata janė djem tė tyre dhe njė ditė prej ditėve ishin tė "gjunjėzuar" para prindėrve, ndėrsa sot janė bėrė tė fortė dhe tė lodhshėm...

Unė kėrkoj prej tė gjithė neve qė tė ndėrrojmė mendimin tonė pėr fėmijėt tanė, ta braktisim metodėn e qortimit, nėnēmimit dhe kėrcėnimit - metoda tė cilat i kemi bėrė zakon t'i pėrdorim gjatė gjithė ditės, tė shikojmė mes gishtave pėr disa gabime tė vogla, tė cilat mund t'i kapėrdijmė, dhe pėr tė tjera tė cilat assesi nuk pėrmirėsohen me qortim e nėnēmim.

Pra, tė mundohemi tė gjejmė metoda tjera pėr shėrimin e kėtyre gjėrave dhe t'ua mundėsojmė ndjenjėn se shtėpia ėshtė siguri dhe rehati, prandaj o fėmijė tė mi, mos kėrkoni ambient mė tė mirė sesa nė shtėpinė tuaj, mos kėrkoni veshė qė do t'ju dėgjojnė mė shumė sesa veshėt e prindėrve tu dhe kur tė keni nevojė pėr ndonjė udhėzim, mos mendoni se mund t'ju udhėzojė dikush mė mirė se baballarėt tuaj.

"O Zot na jep gra dhe fėmijė, me tė cilėt do tė na kėnaqet syri, dhe na bėj tė parit e devotshmėve".


Edituar pėr herė tė fundit nga ENTONY nė Mon Mar 16 2009, 22:47, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://parajsajone.com
baubau
BOSS
BOSS
avatar

Numri i postimeve : 362
Age : 27
Registration date : 04/03/2009

MesazhTitulli: Re: GRUAJA DHE FAMILJA   Wed Mar 04 2009, 01:27

kur te martohem do i kem parasysh keto qe thua entony
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: GRUAJA DHE FAMILJA   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
GRUAJA DHE FAMILJA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)Shkenca(*_*) :: Jeta Rreth Nesh-
Kėrce tek: